Franca e trazuar një ditë para zgjedhjeve, politikanët përballen me sulme nga elektorati

Franca e trazuar një ditë para zgjedhjeve, politikanët përballen me sulme nga elektorati

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve të kësaj të diele, që do të përcaktojnë qeverisjen në katër vitet e ardhshme në Francë, vendi është përfshirë nga sulme të dhunshme kundrejt figurave politike.

Zëdhënësja e qeverisë franceze Prisca Thevenot dhe ekipi i saj u sulmuan teksa po punonin në zyrat e shtabit elektoral, e fundit në një varg incidentesh të dhunshme që përfshinin ligjvënësit francezë që kundërshtonin zgjedhjet parlamentare të së dielës. Sipas saj, një prej të lënduarëve përfundoi në spital me nofull të thyer.

Drupal Ad

 

 

 

Ne thjesht do të vendosnim postera në një tabelë zyrtare. Ishte mesditë nuk ishte natë, nuk ishte mbrëmje. Njerëzit po ktheheshin nga puna, kishte shumë njerëz në rrugë. Ne u sulmuam jashtëzakonisht dhunshëm dhe shumë shpejt nga një grup që erdhi nga kushedi, nuk kemi pasur ende kohë të kuptojmë plotësisht se çfarë na ka ndodhur, sepse mund të imagjinoni se sa të tronditur jemi.

Ekipi i saj nuk është i vetmi që është sulmuar. Politikania e djathtë e Bashkimit Kombëtar, Marie Dauchy, e cila kandidon në zonën elektorale juglindore të Savoie, vendosi të pezullojë fushatën e saj pasi tha se u sulmua fizikisht gjatë fushatës në një treg.

Në Cherbourg, një kandidat i qendrës së djathtë nga partia Republikanët, Nicolas Conquer, bëri një ankesë zyrtare pasi pretendoi se ishte sulmuar nga aktivistët e krahut të majtë të hënën.

Politikanët kanë paralajmëruar vazhdimisht se një fitore e ekstremit të djathtë mund të provokojë protesta të mëdha në rrugë.

Presidenti Emmanuel Macron ka folur për "luftë civile" e cila mund të shpërthejë, nëse ekstremi i majtë ose i djathtë fiton me një diferencë të madhe në balotazhin e së dielës.

Politikanët nga të gjitha kahet politike nxituan të dënojnë sulmet dhe dhanë një paralajmërim të fortë në lidhje me dhunën e lidhur me zgjedhjet.

Jordan Bardella, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar, reagoi duke shfaqur "mbështetjen e tij të plotë" pas sulmeve, duke bërë thirrje për "qetësi".

Kryeministri aktual Gabriel Attal, denoncoi gjithashtu sulmin, duke thënë se "dhuna dhe presionet nuk kanë vend" në demokracinë franceze. Sakaq, janë afro 30 mijë policë dhe xhandarë të cilët do të vendosen në të gjithë Francën të dielën në rast të trazirave publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy