Goditet grupi që shisnin armët e trafikuara nga Mali i Zi në Tiranë, dy të arrestuar

Goditet grupi që shisnin armët e trafikuara nga Mali i Zi në Tiranë, dy të arrestuar

“Rotondo” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u godit një grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga dy persona të cilët i transportonin me makinë.

 

Si rezultat i një hetimi të kryer për dy muaj, efektivët e komisariatit Nr. 4, u vunë në pranga shtetasit Donati Jaku, 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

 

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi Donati Jaku, u ndalua për kontrolle, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.

 

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri pistoleta SigSauer të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

 

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte shtetasi Florian Gjeta, si dhe me 4 celularë.

 

Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..

 

Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy