
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në studion e lajmeve në MCN TV ka folur rreth ndryshimit të taksave në bashkinë e Tiranës për të cilat u shpreh se buxheti i vitit 2024 u miratua për 6 minuta pa asnjë diskutim dhe debat.
Ai tha se nuk pati asnjë argument nga ana e bashkisë për këto rritje taksash pasi opozitës ju mohua e drejta e fjalës për të bërë transparencë për hallet e Shqipërisë.
Sipas tij, bashkia e Tiranës ka ende fonde të mbartura nga buxheti 2023 që do duhej ti përkthente në më shumë shërbime.
Teliti thotë se kostoja e shtuar për qytetarët është e barabartë me një pagë minimale, nga rritja e taksave për qytetarët.
Po të marrim rritjen e taksës së pronës për një apartament 80-90 metër.
Po të marrësh rritjet e tjera, me kostot e tjera shtesë që vinë edhe për faktin se kemi një incenerator që nuk djeg plehra, por paratë e qytetarëve përafërsisht mesatarisht, duke marrë dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të Tiranës dhe taksave që ata paguajnë, afërsisht llogaritet në nivelet e një page minimale, 350-400 mijë lekë.
Së pari dua të qartësoj faktin se ditët e fundit të dhjetorit duhej mbledhur këshilli bashkiak por siç u vu re ata konkurruan me parlamentit ku për 6 minuta pa diskutim dhe debate miratuan buxhetin duke rritur barrën për familjet shqiptare. Tarifat e çerdheve dhe kopshteve që prekin një pjesë të mirë të familjeve do u rritet tarifa ushqimore për 2024, kjo është kosto për familjet dhe qytetarët.
Bashkia e kishte mundësinë që të mos e bënte këtë rritje. Vlen të theksohet se qytetarët e Tiranës këtë vit do paguajnë më shumë para për të njëjtin shërbim që merrnin dhe vitin e kaluar. Një rritje e tillë nuk pati argument se nuk u dha fare fjala për procedurë, por u miratua me forcën e kartonit për 6 minuta. Gjithsesi vlen të theksohet se edhe pse na u hoq e drejta e fjalës atje ne përdorëm çdo rrugë tjetër dhe kjo studio për të denoncuar këtë.
Më tej Teliti theksoi se Bashkia duhet ti shërbejë fëmijëve në mënyrën më të mirë sepse dhe në buxhetin e 2024 kemi një fond prej 100 mln eurosh që është fond i mbartur nga 2023, janë taksa të marra nga qytetarët që në vend të na kthehet në kopshte çerdhe, infrastrukturë në shërbime për qytetarët i ka mbajtur në llogarinë e vetë dhe nuk i shfrytëzon ndërkohë që kemi rritje të taksave.
Bashkia nuk funksionon me plane deficiti, bashkia duhet të dali zero, zero aq sa marrin aq shpenzojnë, nëse marrin tepër duhet ti kryejnë mbrapsht me shërbimet, prandaj dhe denoncojmë se familjet në 2024 do përballen me një rritje të kostos për çuarjen e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.
Krahas kësaj takse, Teliti bëri të ditur se rritje do ketë dhe taksa e pronës, për të cilën u shpreh se mesatarisht është 53% më shumë nga ajo që kemi paguar deri më sot.
Kjo nuk është e vetmja rritje që ndodh, kemi dhe taksën e pronës, kudo që jetojnë qyteraët, fshat apo qytete do paguajnë këtë taksë sepse bashkia e Tiranës ka rritur çmimin e referencës. Mesatarisht është 53% më shumë, nëse paguanim 100 mijë lekë, këtë vit do paguash 153 mijë lekë. Kostoja e shtuar e barabartë me një pagë minimale.
400 mijë lekë shtesë pagesa, pjesa dërrmuese punojnë me paga minimale dhe ti marrësh djersën dhe mundin e një muaji të tërë është e papranueshme. Tarifa, taksa do ketë, por duhet të jenë të ndershme dhe të shpërndara sipas një modeli të mirë studiuar dhe të shpërndara në mënyrë të drejtë.
Duhet të jenë të njohura, dhe në raport për të mos cenuar ekonominë e familjeve, por të japin një shtysë për rritjen e mirëqenies. Buxheti i vitit 2024, është një buxhet që nuk ndihmon as rininë, as infrastrukturën, asgjë, por Veliaj refuzon të dëgjojë zërin e opozitës.



