
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u njoh dje me akuzën për korrupsion, të ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme, për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani në Tiranë.
Këtë akuzë, ish-deputeti Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, e sheh si fakte të sjellura nga SPAK me një proces me qëllim politike.
Nuk kemi të bëjmë me një çështje juridike sepse kemi një proces që ka qëllime politike.
SPAK përdori metodën e një prokurorie politike që niset nga personi, për të shkuar te vepra penale ka përcaktuar qëllimin, vënien nën akuzë, dhe gjatë rrugës shohim procedurën që përdoronte prokuroria politike e viteve ’90.
Çdo njeri që vendoset nën hetim nga SPAK, konsiderohet direkt i fajshëm. Rëndësia politike e drejtuesit të partisë, në sistemin tonë, është specifike dhe e rëndësishme. Ne jemi në një proces të vështirë, pas një goditje të madhe, ku roli i kryetarit të partisë është specifik. Goditja e kreut të një partie opozitare, ka qëllimësi dhe prapavijë politike. Goditja politike është e kalkuluar. Mënyra si ka vepruar SPAK, si është qepur dosja, rruga që u ndoq për arrestin.



