Vijon në rënie numri i rasteve me COVID-19 në Itali, 178 të prekur në 24 orët e fundit

Vijon në rënie numri i rasteve me COVID-19 në Itali, 178 të prekur në 24 orët e fundit

Në Itali vijon të ulet numri i rasteve të reja të prekura me COVID-19 dhe gjithashtu edhe numri i të vdekurve.

Burime zyrtare bënë më dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 60 persona, ndërsa 178 kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera.

19 nga 60 personat që humbën jetën ishin nga rajoni i Lombardisë, ndërsa rastet e reja në këtë rajon ishin 60 nga 3 572 testet e kryera.

Në total, duke përfshirë edhe bilancin e 24 orëve të fundit, numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 33 475 persona, ndërsa numri i të prekurve në 158  355 persona.

Gjithsesi, lajmi i mirë është se prej ditësh kurba në Itali vijon të shënojë rezultate shpresdhënëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy