Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale M,H i cili hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin.
Trupi i viktimës, është gjetur më datë 5 dhjetor, një ditë pasi babai i tij, shtetasi H. Sh., kallëzoi në polici zhdukjen e 33-vjeçarit me iniciale B. Sh.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



