Zelensky: Humbja strategjike e Rusisë e dukshme

Zelensky: Humbja strategjike e Rusisë e dukshme

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është "tashmë e dukshme për të gjithë në botë".

"Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë," tha ai në fjalimin e tij të natës.

Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse "frikacakë", të cilët "po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie".

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por forcat e dyshuara ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës.

Ndërsa më herët për Porta Porta ai tha se do të bëhet gjithçka që luftëtarët e batalionit Azov të shpëtohen. Këta të fundit kanë mbetur të rrethuar në fabrikën e çelikut në Mariupol.

Po bëjmë gjithçka që është e mundur dhe gjithçka që varet nga ne do të bëhet. Ne nuk do të ndalemi, do të luftojmë për çdo person dhe për çdo civil.”

Sipas liderit ukrainas, civilët që strehoheshin në fabrikë janë larguar tashmë, por mbetet ende e pazgjidhur çështja e ushtarëve. Ai shtoi se Ukraina është gati që t’i shkëmbejë.

Fola me presidentin e Finlandës i cili do të marrë në telefon Putinin. I jam mirënjohës OKB-së dhe Kryqit të Kuq të cilët kanë shoqëruar civilët dhe janë gati të ndihmojnë.” Megjithatë, shtoi Zelensky, topi tashmë është në anën ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy