Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi rifillon sot punimet

Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi rifillon sot punimet

Kuvendi sot do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme duke e nisur kështu punimet më herët se data e përcaktuar, 18 janari.

Sot në orën 17:00 rinisin punimet në Kuvend për të miratuar dekretet e Presidentit Meta për emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme dhe Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes. 

Në rendin e ditës fokusi do të jetë tek ndryshimet e bera në prag të fundvitit në qeverinë Rama.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 67, datë 31.12.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

- Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

(Neni 74, pika 2 dhe 3 Kushtetutë dhe neni 42, pika 2 Rregullore)

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, neni 58, pika 2 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë absolute votash)

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, neni 58, pika 2 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë absolute votash)

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, neni 58, pika 2 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë absolute votash)

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, neni 58, pika 2 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë absolute votash)

Legjislatura IX

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy