Tomorri: Skema e evazionit është më e madhe se inceneratorët, në tendera publik paguhet rryshfet (VIDEO)

Tomorri: Skema e evazionit është më e madhe se inceneratorët, në tendera publik paguhet rryshfet (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri, duke folur për inceneratorët dhe denoncimet e fundit të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, thotë se këto nuk janë skema që janë shpikur, por se në këtë rast janë skema të njohura dhe se kanë ndodhur edhe në vitet e shkuara në Shqipëri.

Tomorri tha për MCN Live, se edhe më parë erreshin njerëz që ishin në ditët apo muajt e fundit të jetës, bëheshin administratorë në kompani fiktive, për të shkarkuar taksa dhe për të bërë evazion.

Sipas tij, e gjithë skema e inceneratorëve nuk është 180 milionë euro dhe në këtë pikë saktësoi se nuk është e gjitha evazion i inceneratorëve.

Tomorri deklaroi se inceneratorët kanë marrë të tre nga buxheti 100 milionë euro deri tani, 50 milionë për Fierin dhe Elbasanin dhe 50 për Tiranën.

Ai tha se duke qenë se nuk bënin asgjë dhe nuk kanë asnjë shpenzim, ju duheshin këto fatura për të justifikuar këto shpenzime.

Skema është më e madhe se sa thjesht inceneratorët. Problemi i SPAK apo i Prokurorisë është se hetimin e ka ndalur tek pronarët e këtyre kompanive.

Dy të moshuarit janë viktima, por edhe pronarët e kompanive që iu kanë shitur aksionet dy të moshuarve dhe që janë dënuar, Lumturie Murati dhe disa të tjerë.

Këta janë pjesëmarrës në faj, por në një farë mënyre janë viktima. Autorët e vërtetë të skemës janë ata që kanë blerë fatura nga këto kompani. Prokuroria nuk ka zbuluar kush janë kompanitë e tjera që kanë bërë transaksion fiktive me këto kompani.

Aty janë kompanitë më të mëdha që marrin tenda publik, me vlerë shumë të lartë, me vlerë të fryrë. Ato lloj tenderash nuk i justifikojnë dot me shpenzime, gjejnë fatura fiktive nga këto kompani për të ngritur fitimet.

Me sa duket ka patur presion që hetimi të ndalojë aty. U fut në burg Lumturia dhe ca të tjerë si ajo dhe nuk ka asnjë progres tjetër në fushën e hetimeve.

A ka hyrë inceneratori i Tiranës në transaksione me këto kompani? Nëse është e vërtetë, është e pajustifikueshme që Prokuroria nuk bllokon inceneratorin e Tiranës, siç bëri me dy të tjerët me Fierin dhe Elbasanin.

Hetimi është prerë me thikë dhe është lënë këtu. Kushdo që e njeh si funksionojnë skemat e evazionit, këto kompani nga kush u faturuan? Deri ku ka shkuar zinxhiri i evazionit?

Se përfituesi kryesor është kompanitë e fundit. Dyshimi im është se ajo listë që është publikuar para 3 vitesh, nuk është e plotë se ka dalë një listë dhe është nxjerrë qëllimisht ashtu, mendohet se ka kompani të tjera shumë të mëdha që kanë rënë në atë grackë.

Autorët e evazionit janë të tjerë. Kjo skemë tregon një gjë që ndodh rëndom në Shqipëri. Në tendera publik paguhet rryshfet dhe kjo ndodh gjerësisht. Duke qenë se paguhet rryshfet, vlera e fitimit të tenderave janë të larta.

Duke qenë se rryshfeti nuk justifikohet në letra, klasifikohet si fitim. Ndaj ka lindur nevoja të bëhej kjo lloj skeme. U duheshin fatura fiktive për të rritur shpenzimet fiktivisht, për të ulur fitimet. Kjo është një tregues i qartë se çfarë ndodh me tenderat publik në Shqipëri. E gjithë industria e tenderave gëlon nga rryshfeti.

Tomorri deklaroi se deri tani hetimi është i varrosur, duke e cilësuar si vjedhje pasi tha se ato para duhet të shkonin në buxhetin e shtetit.

Ndërsa për shkëmbimin e energjisë elektrike dhe një kompanie private, ngriti pikëpyetje se si drejtësia të mos lëvizë.

Ai tha se aseti më strategjik që ka vendi ynë është kaskada e Drinit dhe kur e vë në dispozicion të një kompanie private që të bëjë fitime, deklaroi se është abuzim i madh sa që nuk mund të kalojë në heshtje në asnjë drejtësi, pasi bëhet fjalë për fitim miliona euro nga pasuri publike që kalojnë në llogari private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy