Budapest, referendum për lokalet e natës në distriktin Elizabet

Budapest, referendum për lokalet e natës në distriktin Elizabet

Distrikti i festave në orët e vona do të mbajë referendum. Shqetësimi i banorëve ka bërë që vendimi për të zhvilluar referendum në lidhje me lokalet që qëndrojnë hapur deri në mëngjes, të ishte i pashmangshëm. Për ta, kjo mënyrë funksionimi, ku duket se zona rri gjuar gjithë natën, është mënyrë e gabuar të të bërit turizëm. Gjatë ditës, distrikti Elizabet është tërësisht i qetë, por gjatë natës, lokalet, baret, pubet qëndrojnë të hapura deri në mëngjes, duke shkaktuar edhe shqetësim akustik. Por për turistët ky është një vendim i gabuar. Si turist, do të preferojë që këto vende të qëndronin hapur gjithë natën. Pavarësisht shqetësimit të rezidentëve, për mua është shumë herët që lokalet të mbyllen në orën 12 të natës. Do të sugjeroja të qëndronin hapur deri në 2 apo 3 të paktën - thotë një turist francez. Nga ana tjetër ka edhe rezidentë të cilët duket se janë mësuar me këtë mënyrë jetese, duke kaluar gjithë natën jashtë në lokale dhe bare.  Referendum pritet të mbahet në shkurt dhe nëse miratohet, ateherë vjen fundi i epokës kur lokalet dhe baret qëndrojnë hapur deri në orën 6 të mëngjesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy