
Facebook humb vlerë në tregun ndërkombëtar. Sipas të dhënave, që prej së premtes vlera e rrjetit social më të madh në Botë ka rënë me 60 miliardë dollarë, rënie që i faturohet skandalit të të dhënave. Ndërkohë Brukseli harton plan për rritjen e taksimit të facebook dhe Google, të cilat kanë të ardhura të mëdha në Europë.



