
“Billionaire” (Miliarderi) është shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
Vila e manjatit Bruce Makowsky, në Los Angeles, është shitur për 95 milionë dollarë.
Shtëpia ka 12 dhoma gjumi, 21 banjo, një pishinë të gjatë 50 metër dhe një kinema me 40 vende.
Pronari e kishte nxjerrë në treg për çmimin e çmendur prej 250 milionë dollarë, por është detyruar të kënaqet me 95 milionë.



