Zjarri në resortin e skive në Turqi, 15 të arrestuar

Zjarri në resortin e skive në Turqi, 15 të arrestuar

Turqia ka arrestuar 15 persona si pjesë e hetimit për zjarrin që shpërtheu në një resort skish në malet Bolu, duke vrarë 78 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Tragjedia nxiti thirrjet për llogaridhënie dhe reforma, ndërsa ekspertë të pavarur kanë thënë se hotelit Grand Kartal, në Kartalkaya, i mungonin masat bazë të sigurisë nga zjarri.

Të shtunën, presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, tha se drejtësia turke po punon për të ndëshkuar të gjithë personat që janë përgjegjës për ngjarjen.

Drejtuesit e hotelit kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi sot se pronari, menaxheri dhe 12 persona të tjerë u arrestuan si pjesë e hetimeve.

Ndërkohë procedimet ligjore vazhdojnë ndaj nënkryetarit të provincës Bolu dhe kreut të zjarrfikësve lokalë, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë liruar me kusht.

Zjarri shpërtheu në një restorant në ndërtesën 12-katëshe, ku strehoheshin 238 persona, rreth orës 03:30 të mëngjesit me orën lokale të së martës që lamë pas, duke detyruar disa persona që në gjendje paniku të hidheshin nga dritaret për të shpëtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy