
Gjergj Kaçinari, këngëtari i rëndësishëm i muzikës rok dhe instrumentist së fundi ka zbuluar se ai dhe
partnerja e tij, Tejdi, janë bërë prindër për herë të parë.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu ndryshimin që a e quajti fondamental që i solli në jetë, ardhja e djalit të tij, Greg.
Po mësohem me këtë ndryshimin fondamental që më erdhi në jetë. Greg më bëri tjetër njeri. Tentova ti këndoj një herë por se si bëri fytyrën, nuk ma aprovoj. Sa i përket partneres, Tejdit, ajo më ka ndjekur në çdo event timin, ka pëlqyer muzikën time, njiheshim prej kohës, më ndiqte në disa lokale, kishim shoqëri të përbashkët, pra, na janë përputhur tiparet, gustot.
Sa i takon lajmit se si e priti gjyshi Alfredi, ne ja treguam fillimisht mamit dhe Fredi e mori me mend më pas këtë laj, kur u thamë që do takohemi për kafe në pra 6 pasdite.
Për të gjithë është kjo gjë e re, të gjithë përpiqen të aktivizohen, dhe të angazhohen në forma të tyre të ndihmojnë dhe me një fjalë të gjithë janë të lumtur.
Këngëtari dhe instrumentisti Gjergj Kaçinari, ndau për “Zgjohu me MCN”, edhe lajmin për krijimin e një projekti të ri muzikor nën emrin “Rool”.
Nga ana profesionale jam në një pikë që po punoj pas një dekade, ta themi për të nis një punë të madhe.
Edhe kjo punë duket që më ka zënë në një moment të caktuar, d.m.th. ka ardhur ‘ora biologjike’ edhe për aspektin profesional. Është një grup, një brendim i ri, me të cilin po bëjmë një album.
“Rool” është emri i grupit dhe do të jetë një grup alternativ, tani jam ‘kolauduar’ në një gjë të vetme dhe jemi duke punuar besoj mirë.



