Tre viktima nga moti i keq në Ballkan, Europën Lindore dhe Qendrore

Tre viktima nga moti i keq në Ballkan, Europën Lindore dhe Qendrore

Një valë e motit të keq i ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Stuhitë me borë dhe erërat e forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan.

Në jug të Serbisë, policia ka thënë se ka gjetur një burrë të vdekur, teksa u ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara.

Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, derisa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki pasi është goditur nga një shenjë e trafikut, derisa në Republikën Çeke, një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.

Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, prandaj janë anuluar 30 udhëtime me tren.

Mot i ngjashëm edhe regjistruar edhe në Bullgari, pasi në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy