Kikia: Lista e hapur i ka bërë kandidatët e së njëjtës parti agresivë (VIDEO)

Kikia: Lista e hapur i ka bërë kandidatët e së njëjtës parti agresivë (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia e cilëson fushatën aktuale zgjedhore si specifike për shkak të listës çerek të mbyllur dhe treçerek të hapur, duke i bërë deputetët që janë në listën e hapur të jenë shumë më agresivë apo shumë më aktiv.

Ai tha për “MCN Live” se konkurrenca është shumë më e fortë për të kërkuar votën personale dhe kjo ka bërë që konkurrenca të mos jetë më vetëm mes partive, por edhe brenda kandidatëve të së njëjtës parti.

Drupal Ad

Fushata po bëhet agresive mes kandidatëve në listë të hapur të së njëjtës parti.

Në fund përtej objektivit madhor që ka secili ekip kandidatësh për të siguruar votë për partinë e tij, në fund objektivi ngushtohet për të kërkuar më shumë vota për emrin e vetë.

Beteja mes kandidatëve nuk është aq paqësore, por në fund unë e shikoj si normale, që secili të marrë votën dhe të kuptojë se sa vlen dhe sa peshë politike ka në publik.

Por ka dhe riskun që të mos degradojë në një përpjekje të sforcuar. Që me që Partinë Socialiste është parti në pushtet, e përdor pushtetin që ka për të tërhequr më shumë vota në dëm të atij që nuk ka pushtet.

Apo ai që është i vjetër dhe ka mbështetjen e strukturave të partisë dhe ai që kandidon për herë të parë nuk e ka këtë mbështetje strukturash, kjo mund ta trazojë disi dhe mund ta çojë votën jo domosdoshmërisht tek më i miri.

Kjo gjë po ndodh si te Partia Socialiste dhe te Partia Demokratike që kanë strukturat në bazë dhe ka pasur raste preferencash, dhe kam informacion se ka raste që është dashur ndërhyrja e kryetarëve për të sheshuar mënyrën se si janë fokusuar këto struktura.

Lista e hapur është një arenë gladiatorësh ku janë kandidatët e dy partive kryesore të cilët shpresojnë të marrin mandate, janë pesë subjekte të reja potenciale që shpresojnë po te vota e Tiranës, për tu konfirmuar.

Por në fund numri është ai që është dhe përtej dëshirës dhe ambicieve nuk do të shkojë përtej atij numri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy