OBSH: Mund t’i kthejmë masat kufizuese, nëse shtetet nuk hapen në mënyrë të kujdesshme dhe graduale

OBSH: Mund t’i kthejmë masat kufizuese, nëse shtetet nuk hapen në mënyrë të kujdesshme dhe graduale

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rrezikun e kthimit të masave kufizuese nëse shtetet nuk hapen në mënyrë të kujdesshme dhe graduale.

Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.

Tedros theksoi se nevojiten një sërë masash para se një vend t’i heqë masat e vendosura për kontroll të përhapjes së Covid-19, siç janë kontrolli i mbikëqyrjes dhe gatishmërisë së sistemit shëndetësor.

Ai paralajmëroi qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”.

Ai përmendi disa kushte para lehtësimit të masave të izolimit:

-Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë

-Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit

-Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale

-Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla

-Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm

Tedros, gjithashtu, tha se nuk është e mundur të kthehemi në jetën e përditshme si më parë, derisa të ndalet pandemia dhe e theksoi nevojën e investimit në sistemet shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy