Qytetarët mirëpresin projektin e qendrës së qytetit. Rehabilitimi urban i sheshit "Zaranika" dhe bulevardit "Aqif Pasha" qe ka nisur qe nga segmenti i kryqezimit 1 Maj deri te Ura e Zaranikës eshte pare si nje domosdoshmeri nga qytetaret.
Sipas te intervistuarve nga Tv Skampa investimi ne fjale dhe cdolloj pune qe behet ne qytet per te rregulluar mbajvajtjen eshte padyshim i nevojshem. Bulevardi "Aqif Pasha" është arterie kryesore në qytet si dhe bulevardi i vetëm i cili shërben edhe si pedonale e qytetit. Investimi në këtë segment është në vazhdën e rikonstruksioneve për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit.
Duke qenë vazhdim i bulevardit "Aqif Pasha" edhe ky segment do të ketë të njëjtin konfiguracion si ai ekzistues. Rruga do të zgjerohet në anën veriore dhe jugore duke ruajtur të njëjtën gjërësi që ka bulevardi ekzistues. Projekti parashikon rikonstruksionin total të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, po ashtu sistemi aktual i sinjalistikës rrugore do të rikonceptohet dhe rikonstruktohet tërësisht duke u përshtatur me planimetrinë e rrugës.



