Rritja më e madhe ekonomike në Azi, shteti që mund t’ia kalojë edhe Kinës

Rritja më e madhe ekonomike në Azi, shteti që mund t’ia kalojë edhe Kinës

Ekonomia në Filipine po rritet me shpejtësi. Prodhimi i brendshëm bruto ka regjistruar një rritje prej 7.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar, bëjnë të ditur statistikat zyrtare. Ndërsa sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo rritje është 6.7 %.  

Pavarësisht toneve të ashpra të presidentit Duterte kundër SHBA-ve, pritshmëritë për rritje të mëtejshme janë pozitive. Ekonomia e Filipineve pritet të rritet më shumë se 6 % deri në vitin 2018, thonë një grup ekspertësh të kontaktuar nga agjencia “Bloomberg”.

Rritja e muajve të fundit ka kapërcyer atë të Kinës – 6.7 % dhe Vietnamit – 6.4 %.

Me një popullsi në moshë të re dhe të ardhura rreth 50 miliardë dollarë nga remitancat, ekonomia e Filipineve duket se po gjallërohet edhe falë planit të presidentit për ifrastrukturën me vlerë 160 miliardë dollar, që pritet të krijojë shumë vende pune.

Projektet parashikojnë kontrata me vlerë 1 miliard dollarë për të ndërtuar një aeroport dhe një hekurudhë si dhe për të transformuar një bazë ushtarake amerikane në qendër tregtare.

Duterte ka qenë në qendër të vëmendjes botërore javët e fundit për strategjitë e tij të ashpra kundër trafikantëve të drogës në vend, të cilat përfshijnë ekzekutimin.

Kjo ka shkaktuar reagimin e SHBA-ve për shkeljen e të drejtave të njeriut. Por Duterte është kundërpërgjigjur duke e kritikuar aleatin e vjetër ndërkombëtar  Ai ka thënë se mëritë me Amerikën ekzistojnë që prej zgjedhjeve të fituara prej tij, me premtimin se do të zhdukë krimin e në veçanti trafikun e drogës.
“Nuk e nisa unë këtë përballje. E nisën ata. Departamenti i Shtetit, Obama, BE e të tjerë më kritikuan për të drejtat e njeriut. Thanë që do të na reduktojnë ndihmat. Por unë iu thashë se nuk jemi qentë e tyre që të bindemi”, deklaroi Duterte duke iu referuar administratës Obama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy