Samiti i Vilnius/ Milo: Dëshmon unitetin e NATO-s. Aktualisht Ukraina s’mund të anëtarësohet në aleancë

Samiti i Vilnius/ Milo: Dëshmon unitetin e NATO-s. Aktualisht Ukraina s’mund të anëtarësohet në aleancë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi Samitin e Vilnius-it që po mbahet në Lituani, duke theksuar se NATO dëshmoi unitetin e tij përballë Rusisë. Milo tha se ka hezitim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, pasi një vendim i tillë do shteronte përfundimisht idenë e një kompromisi me Rusinë. Po ashtu anëtarësimi i Kievit në aleancë do ta bënte Moskën më agresive, dhe do të aktivizohej neni 5 i aleancës, që do ta fuste NATO-n në luftë me Rusinë. “Është një vendim që s’e kanë marrë vetëm këto vende, por është miratuar nga vet struktura e NATO-s për të qëndruar në ndihmë të Ukrainës për sa kohë të vazhdojë konflikti. Angazhimi i këtyre vendeve është parësor sepse kanë edhe teknologjinë më moderne, në raport me vendet e vogla. Por janë SHBA-të që janë të parat në angazhimin ushtarak në ndihmë të Ukrainës. Angazhimi i vendeve anëtare të NATO-s do të manifestohet në Samitin e Vilnius fuqishëm, jo vetëm në vazhdimësinë e furnizimit me mjete sa më të sofistikuara ushtarake por edhe në aspektin politik. U diskutua shumë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por ka ende hezitime, që kanë arsye objektive. SHBA dhe disa vende nuk duan të shterojnë përfundimisht idenë e një kompromisi në të ardhmen me Rusinë. Do të aktivizohej neni 5 i aleancës që NATO të hyjë në luftë me Rusinë. Ende s’janë shteruar mundësitë për të gjetur një zgjidhje me diplomaci. Do të manifestohet një përkrahje e fuqishme e Ukrainës, do të krijohet një këshill NATO-Ukrainë. Është një mesazh dhe ofertë që i bëhet Ukrainës për një bashkëpunim më të ngushtë me NATO-n, në fushën e mbrojtjes, furnizimeve, dhe angazhimeve të përbashkëta. Sfida kryesore e Samitit është Ukrainë dhe e ardhmja e konfliktit aty. Aktualisht s’mund të ketë anëtarësim të Ukrainës në NATO, sepse do acaronte më tej marrëdhëniet me Rusinë, do ta bënte atë më agresive. Një nga arsyet pse Rusia ndërhyri ishte rreziku dhe deklaratat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Samiti do dëshmojë fort unitetin e NATO-s, gatishmërinë e tij për përballimin e të gjitha sfidave, për të ndihmuar Ukrainën, por për të mos shkuar më tej. Rreziku për të shkuar drejt një lufte europiane ekziston, apo në një luftë të Rusisë me NATO-n. Çdo sulm që mund t’u bëhet vendeve përreth që janë anëtare të NATO-s, dhe do të aktivizohej neni 5. Nuk besoj që mund të shkohet drejt një lufte bërthamore totale. Armët bërthamore taktike kanë një rreze veprimi të kufizuar, nuk bëhet fjalë për një luftë bërthamore totale. Ajo luftë po filloi, s’ka të ndaluar, të gjithë dalin të humbur nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë”, tha Milo. Duke u ndalur te “OK” i dhënë nga Turqia për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Milo shprehet se: “Analistët mendojnë që janë aeroplanët F16 që mund të kenë shërbyer si monedhë këmbimi për të hapur dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO”. I pyetur përse u përjashtua çështja e Kosovës nga Samiti, Milo tha se samite kaq të rëndësishme duhet të përqendrohen në një temë strategjike, e cila aktualisht është konflikti në Ukrainë. “Kjo ka ndodhur për shkak të dimensionit të madh strategjik që ka konflikti në Ukrainë. Në raport me çështjen e Kosovës, çështja e Ukrainës është super strategjike. Samite kaq të rëndësishme koncentrohen në një çështje të rëndësishme. Nuk duan ta copëzojnë samitin në çështje të tjera, që mund të dobësojnë mesazhin që duan t’i japin Rusisë. Demonstrohet uniteti i vendeve të NATO-s, dhe vazhdimësinë e projekteve. Stoltenberg deri dje ka bërë deklarata për Kosovën, ka shprehur gatishmërinë për takim me Vuçiç, dhe vet NATO ka qenë shumë aktiv duke shtuar prezencën ushtarake në Veri të Kosovës”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy