Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit


Parashikimi javor për 12 shenjat e horoskopit vjen nën optikën e astrologes Denisa Shyle, në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN".

Kjo javë, për të, do të sjellë ndryshime të rëndësishme, pasi Mërkuri më në fund do të na mundësojë të perceptojmë situatat më qartë. Një javë shumë e ngjeshur, e mbushur me ndikime pozitive.

Dashi:
Këtë javë, Dashi do të jetë nën ndikim pozitiv dhe do të jetë më i aftë të artikulojë mendimet e tij, ndryshe nga java e kaluar. Ky mund të jetë momenti i duhur për zhvillim personal, dhe do të vërehen përmirësime të dukshme në marrëdhëniet personale afatgjata. Nëse ka pasur probleme në martesë, ato mund të rregullohen këtë javë.

Demi:
Demi është futur në një fazë më pozitive dhe nuk do të ndihen aq të lodhur si më parë. Do të ketë ndikime pozitive në jetën e tyre sociale, por këshilla ime është që të jenë më të përzgjedhur në lidhjen me njerëzit që hyjnë në jetën e tyre. Të kujdesen për shoqërinë dhe miqtë e vërtetë.

Binjakët:
Mbarimi i retrogradës së Mërkurit sjell përfitime të mëdha për Binjakët. Ky është një lajm i shkëlqyer për ta, pasi do të ndiejnë ndikime pozitive në karrierën dhe jetën shoqërore. Ata do të shkëlqejnë, sidomos me mbështetje nga miqtë. Po ashtu, temat e zemrës do të jenë më të rëndësishme këtë javë, duke ofruar mundësi për njohje të reja.

Gaforrja:
Gaforret do të ndiejnë ndikime pozitive dhe do të kenë një rritje të energjisë këtë javë. Tashmë, energjia negative po pastrohet dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në karrierë, ku do të shkëlqejnë dhe do të marrin propozime që duhet t’i marrin parasysh.

Luani:
Kjo javë do të jetë shumë pozitive për Luanët, pasi do të bëjnë hapa të mëdha drejt realizimit të ëndrrave të tyre. Ata mund të duan të udhëtojnë dhe është një moment i shkëlqyer për ta. Karriera do të ketë një rritje, dhe pikë më e rëndësishme do të jetë përgjegjësia dhe mënyra se si do të veprojnë. Po ashtu, do të kenë fitime materiale, ndërsa çështjet sentimentale do të shijohen më shumë.

Virgjëresha:
Virgjëreshat mund të ndihen më të lodhura këtë javë për shkak të ndikimeve që do të kenë në karrierë dhe marrëdhëniet e tyre në çift. Kjo javë është e rëndësishme për rregullimin e mundshëm të problemeve profesionale dhe bizneseve. Do të kenë mundësi për përmirësime, sidomos në marrëdhëniet që kanë qenë të tensionuara. Të fokusohen gjithashtu në shëndetin.

Peshorja:
Peshoret do të ndiejnë ndikime pozitive këtë javë, veçanërisht për shkak të Hënës së Plotë dhe pozicionit të saj të favorshëm me Jupiterin. Kjo do të sjellë rritje në karrierë dhe gjithashtu do të ndihen të lumtura në jetën sentimentale. Mbështetje e madhe do të vjen nga bashkëpunimet që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë më tej karrierën e tyre.

Akrepi:
Kjo javë do të jetë një periudhë rritje konstante për Akrepin. Ka zhvillime të mëdha për çështjet e zemrës dhe mund të fillojnë të shërohen plagët e vjetra. Do të jenë më të aftë për të kuptuar se cilët njerëz meritojnë të qëndrojnë në jetën e tyre dhe do të kenë ndikime të forta në kreativitetin e tyre. Është gjithashtu një moment i mirë për të filluar një biznes. Të kenë kujdes për shëndetin, sidomos për sëmundjet kronike dhe problemet me lëkurën.

Shigjetari:
Kjo javë do të jetë shumë pozitive për Shigjetarët, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet në çift. Do të fillojë një periudhë e re dhe e shëndetshme për ata, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve dhe duke sjellë përfitime edhe në aspektin profesional dhe material.

Bricjapi:
Bricjapët do të ndiejnë ndikime pozitive këtë javë. Fokusimi kryesor do të jetë në komunikimin e duhur me të tjerët. Ky është një moment i përshtatshëm për të përmirësuar marrëdhëniet personale dhe romantike. Po ashtu, kjo javë do të sjellë mundësi të mira në lidhje me marrjen e kredive.

Ujori:
Ujorët janë në një periudhë shumë pozitive. Çdo gjë që është toksike në jetën e tyre po largohet. Me ndikimin e Hënës së Plotë, kjo javë do të sjellë energji të lartë dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillim në jetën profesionale dhe sociale.

Peshqit:
Peshqit do të kenë ndikime pozitive në aspektin material. Ata do të fillojnë të kuptojnë se cilët janë njerëzit me të cilët duhet të bashkëpunojnë. Ky është një moment i mirë për të qenë përgjegjës dhe të jenë më të aftë për të ndarë mendimet dhe idetë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy