
India e cila rezulton e dyta në botë për numrin më të lartë të infektimeve me Covid, ka miratuar për përdorim emergjent 2 vaksina.
Brenda dy ditëve, autoritetet indiane kanë miratuar vaksinën e Oxford/AstraZeneca dhe së fundmi një tjetër vaksinë të një firme vëndase Bharat Biontech.
India synon të vaksinojë 300 milionë të popullsisë brenda këtij viti.
Kujojmë se India është vendi i dytë më i populluar pas Kinës, me më shumë se 1 miliardë e 300 milionë banorë teksa deri më tani sipas informacioneve zyrtare 10.3 milionë banorë e kanë kaluar COVID-19.



