Gazetari i sportit, Gerti Çarçani, analizoi në studion e MCN ecurinë e futbollit shqiptar përgjatë vitit 2024. Ai tha se pjesëmarrja në Europian mbetet ngjarja më e madhe e vitit, e cila duhet të shërbejë si mësim për paraqitjen në Botërorin e radhës.

Për herë të dytë historikisht, Shqipëria në Europianin e Gjermanisë. Arritëm sukses të jashtëzakonshëm. 2024 do të mbahet mend për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europian. Ishim në një short ferri, por bëmë paraqitje dinjitoze.

Në mënyrë të veçantë ndeshja me Kroacinë ka qenë me emocione jashtëzakonisht të forta. Kritikat për trajnerin nuk do të mungojnë kurrë. I interesuari i parë ishte trajneri. Ne fituam Europianin e stadiumeve. Ka qenë një Europian për t’u mbajtur mend.

Pjesa e dytë na çoi të fundit në renditja dhe kjo duhet të na shërbejë për Botërorin. Pjesëmarrja në Europian e ka rritur stekën e Shqipërisë.

Me Serbinë na duhet të bëjmë një tjetër ndeshje model. Nuk besoj se do të ndodhë një atmosferë e shëmtuar, krejtësisht për t’u harruar. Nuk do të mungojnë ngacmimet nacionaliste, por le të luajmë në fushë.