Dosja e inceneratorëve/ Si përfituan Dervishaj dhe Bllako nga Zoto, 2250 euro që të shihnin ndeshjen e Juventusit

Dosja e inceneratorëve/ Si përfituan Dervishaj dhe Bllako nga Zoto, 2250 euro që të shihnin ndeshjen e Juventusit

MCN TV ka siguruar dosjen për inceneratorin e Fierit, ku Gjykata e Posaçme la në “arrest në burg” pesë të akuzuarit, ndërsa 6 të tjerë janë në arrati. Në dosje flitet ndër të tjera për përfitimet e Alqi Bllakos dhe Arben Dervishajt nga Klodian Zoti, i cili i ka shpërblyer me bileta avioni dhe bileta ndeshjesh të rëndësishme të Champions-it si dhe ka paguar faturat e hoteleve ku ata qëndronin.

Nga këqyrja e TIMS rezulton se Dervishaj ka ndjekur më prill të 2017-ës ndeshjen Juventus-Barcelona në Torino. Në dosje thuhet se: “Bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium për shtetasin Arben Dervishaj në vlerën 2250 euro është paguar nga shtetasi Klodian Zoto”, thuhet në dosje.

Ndërsa në qershor të të njëjtit vit, Dervishaj ka udhëtuar nga Rinasi në Stamboll dhe mandej i është drejtuar Telavivit bashkë me të bijën. Bileta e avionit në shumë 1920 dollarë për qëndrimin në hotel është paguar po nga kompania koncesionare. Ndërkaq, në prill të 2019-ës Bllako ka udhëtuar bashkë me Zoton dhe Dervishajn me “Blue Panorama” për në Torino. Biletat me vlerë 115,5 euro për secilin janë prerë nga Klodian Zoto.

Më 18 maj 2022 Zoto ka paguar biletat për Dervishajn dhe Bllakon për të ndjekur në stadium ndeshjen Juventus-Ajaks. Gjithashtu pagesat për të qëndruar në hotel në vlerën 357 euro për secilin janë paguar nga Zoto. Në total vlerësohet se përfitimet e Bllakos dhe Dervishajt nga zoto, duke përfshirë biletat e avionit, ndeshjeve dhe hotelit kapin shifrën 2152,5 euro.

Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 10/06/2017 nga Rinasi, Tiranë në drejtim të Stambollit, Turqisë dhe me datë 11/06/2017 ka udhëtuar nga Stambolli, Turqi në drejtim të qytetit të Tel Aviv, Izrael, se bashku me vajzën e tij, Rea Dervishaj. Me datë 14/06/2017 është kthyer në Shqipëri. Pagesa e biletës së avionit për këtë udhëtim është paguar nga shtetasi Klodian Zoto. Po ashtu rezulton se shtetasi Klodian Zoto ka paguar edhe shumën prej 1920 $ për qëndrimin e shtetasit Arben Dervishaj dhe vajzës së tij në Hotel "Crowne Plaza Tel Aviv në qytetin e Tel Aviv, Izrael, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement bankar të llogarisë së shtetasit Klodian Zoto, pranë bankës Intesa San Paolo, me nr. 44484435101.

Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 11/04/2017 nga Aeroporti Rinas, Tiranë, në drejtim të qytetit të Torinos, Itali dhe pastaj me date 12/04/2017 është kthyer nga qyteti i Romës në drejtim të Tiranës, Shqipëri, me qëllim për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjet ekipit të Juventus dhe ekipit të Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium për shtetasin Arben Dervishaj, në vlerën prej 2250 Euro, është paguar nga shtetasi Klodian Zoto

Keto vlera monetare të tjera, të përfituara në mënyrë të parregullt nga shtetasi Arben Dervishaj, në vlerën 1920 dollar dhe 2250 euro, janë dhënë nga shtetasi Klodian Zoto, në kohën kur shtetasi Arben Dervishaj, ishte caktuar me detyrën "Mbikqyresi i Punimeve tek Inceneratori i Fierit", ndërkohë që shtetasi Klodian Zoto ishte një ndër aksionerët e shoqerise koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, "Integrated Technology Ëaste Treatment Fier" sh.p.k.”

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy