
Zona periferike e Tiranës, Astiri vuan mungesën e çerdheve, kopshteve e shkollave, ndonëse ndërtimi I tyre është premtuar disa herë nga qeveritarët. Prindërit dhe fëmijët ankohen se u duhet të udhëtojnë çdo ditë rreth 40 minuta në trafik të rënduar për të shkuar në shkollë.



