Qeveria japoneze ka vendosur të lëshojë më shumë se 1 milion ton ujë të ndotur nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi në det, çka pritet të shkaktojë përplasje me peshkatarët vendas, të cilët thonë se kjo do të shkatërrojë industrinë e tyre. Mediat raportojnë se puna për lëshimin e ujit, i cili është ruajtur në më shumë se 1 000 rezervuarë, do të fillojë në 2022 më së shpejti dhe do të duhen dekada për t'u përfunduar.
Agjencia e lajmeve Kyodo bëri të ditur se vendimi mund të merret deri në fund të muajit dhe do t’u japë fund debateve mbi atë se që do të bëhet me ujin, përfshirë mundësi të tjera si avullimi ose ndërtimi e më shumë rezervuarëve të magazinimit në vendet e tjera.
Qeveria, megjithatë, ka kohë që ka treguar se preferon opsionin e lëshimit të tij në Paqësor, përkundër kundërshtimit nga peshkatarët vendas të cilët thonë se do të zhbëjë vite të punës për të rindërtuar reputacionin e industrisë së tyre që kur uzina u shkatërrua nga cunami i madh i marsit 2011.
Si përgjigje, qeveria ka thënë se do të promovojë prodhimin e Fukushima dhe adresimin e shqetësimeve midis peshkatarëve që konsumatorët të shmangin prodhimet e tyre të detit sapo të lëshohet uji.
Grupet mjedisore gjithashtu e kundërshtojnë këtë veprim, ndërsa Koreja e Jugut fqinje, e cila ende ndalon importet e prodhimeve të detit nga rajoni, ka shprehur vazhdimisht shqetësim, duke pretenduar se shkarkimi i ujit përfaqësonte një "kërcënim të madh" për mjedisin detar.
Që nga muaji i kaluar, 1.23 milion tonë ujë, i cili ndotet kur përzihet me ujin e përdorur për të parandaluar shkrirjen e tre bërthamave të reaktorit, janë ruajtur në 1 044 depozita, ndërsa sasia e ujërave të zeza që rritet me 170 ton në ditë.
Sistemi i Avancuar i Përpunimit të Lëngjeve të Tepco largon substancat shumë radioaktive nga uji por nuk arrin të filtrojë tritiumin, një izotop radioaktiv i hidrogjenit që termocentralet bërthamore e hollojnë dhe e hedhin së bashku me ujin në oqean.



