
Procter & Gamble, sponsori i kombëtares së futbollit të femrave të SHBA, ka vendosur të zbresë në fushë për të qenë në krah të kampionëve të botës në luftën e tyre për barazi të pagave.
Shoqëria që mbështet Federatën e SHBA nëpërmjet markës së vet “Secret”, ka pohuar se do të dhurojë 529 000 dollarë - 23 mijë për secilën nga 23 lojtaret e kombëtares - për të ndihmuar në zvogëlimin e diferencave në paga.
Duke filluar që prej së dielës, kompania bleu një faqe të tërë të “New York Times” për të nxitur Federatën e SHBA “që të jetë në anën e duhur të historisë. Shfrytëzojmë këtë moment feste për të rritur sportin femëror”, thuhet në spotin e “Secret”. “Nxisim Federatën e Futbollit të SHBA që të jetë një fener ndriçues dhe t’i japë fund pabarazisë së pagave një herë e përgjithmonë”, shton kompania.



