
Sipas draftstatutit të PD-së, i cili pritet të miratohet më 28-29 prill, që e disponon TemA TV, nuk parashikohet në asnjë rast dorëheqja e kryetarit. Kështu, nuk merret parasysh kërkesa e Arben Imamit që kryetarit të largohet kur humb zgjedhjet. Në draft parashikohet shkarkimi nga kuvendi i partisë me propozim të gjysmës së anëtarëve.



