Kryebashkiaku i Fierit ka dëshmuar për pesë orë në prokurorinë e Posaçme, SPAK, lidhur me hetimet që po kryhen për çështjen e inceneratorëve.
Dëshmia e Subashit ka të bëjë me hetimin lidhur me inceneratorin e Fierit, ku ai u thirr këtë të premte për të dhënë deklarimet dhe shpjegimet e tij.
Aktualisht paralelisht me komisionin hetimor parlamentar, SPAK po kryen hetime për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit.
Pikërisht për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit, ndodhet pas hekurave ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.



