Kanë kaluar afërsisht 6 vjet nga koha kur vogëlushja Paola Qibini ka qenë pjesëmarrëse në emisionin për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan”.
E ftuar në “Zgjohu me MCN”, Paola tregon se e kujton me nostalgji atë periudhë, ndërsa tani që është rritur është duke studiuar për kanto dhe piano në Lice.
Paola bëri të ditur gjithashtu se dhe pse aktualisht është 10 vjeçe, ajo do të kishte dëshirë të ishte sërish pjesëmarrëse në këtë emision nëse do i bëhej një tjetër ftesë.
Jam 10 vjeçe, kanë kaluar 6 vjet nga koha e pjesëmarrjes në Piter Pan. Unë jam kënaqur shumë aty, por nuk e mbaj mend shumë, por shoh akoma videot e mia dhe shoh se kam qenë shumë e vogël. Më njohin akoma njerëzit në rrugë.
Aktualisht jam në lice dhe po studioj kanto dhe piano. Kur nisa pianon kam qenë 5 vjeçe, e kisha qejf pianon dhe për të kënduar sigurisht. Me Alketën mbaj raporte takohem dhe shkëmbejmë mesazhe.
Do të doja të rikthehesha në Piter Pan, por do tregohesha pak më serioze. Unë do marr pjesë në festivalin twingo twingo me një këngë timen, kaq mund të them për momentin.



