Macron qëllohet me domate pak ditë pas fitores (VIDEO)

Macron qëllohet me domate pak ditë pas fitores (VIDEO)

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Emmanuel Macron e ka nisur me protesta mandatin e ri. Presidenti francez është goditur sot me domate, ndërkohë që po takonte votuesit në një treg në Cergy, në Veriperëndim të Parisit.

Truprojat e Macron hapën një çadër për ta mbrojtur presidentin, ndërsa u përpoqën që të mos lejonin që domatet të binin mbi të. Presidenti dëgjohej duke thënë “nuk është serioze”, para se të largohej nga truprojat e tij. Ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që prej votimit të së dielës.

Ai zgjodhi rajonin ku mori më pak vota se kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon. Shumë analistë mendojnë se Macron nuk do të marrë shumicën në zgjedhjet parlamentare të qershorit, ndërkohë që elektorati francez është i ndarë në tre rryma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy