Dita e mërkurë ka nisur intensive për partitë politike pas publikimit një ditë më parë të dosjes së prokurorisë italiane për bandën e Moisi Habilaj, çështje që implikon dhe ish-Ministrin Tahiri që përmendej nga Habilaj në disa raste gjatë bisedave të tij. Taulant Balla ka mbledhur grupin parlamentar të PS tek Kryesia e Kuvendit.
Ndërkohë partitë opozitare do të mbajnë një takim në orën 11:00.



