
Një 45-vjeçar nga radhët e ekstremit të djathtë është autori i vrasjes së administratorit të CDU-së në qytetin e Kaselit në Gjermani.
Walter Luebcke, një politikan pro emigrantëve, u vra pak ditë më parë.
Policia e landit të Asisa bëri të ditur se ka arrestuar autorin, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Arrestimi është kryer në bazë të provave të ADN-së”, ka njoftuar policia.
Disa media, mes të cilave “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Bild” shkruajnë se autori i vrasjes është anëtar i ekstremit të djathtë në Gjermani.
Walter Luebke, 65 vjeç, një zyrtar i vjetër në partinë e Merkleit, u gjet i vrarë të hënën e 3 qershorit në ballkonin e shtëpisë së tij.
Vrasja është kryer nga një distancë e afërt me armë zjarri.



