
Gazetari Mustafa Nano ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve të MCN Tv ku foli për zhvillimet e fundit politike. I pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit, Nano tha se mazhoranca e ka shfrytëzuar faktin që opozita është në një situatë të vështirë dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet nga kryetarët e partive dhe nuk i përket Ballës apo njerëzve të serës së dytë.
Opozita është në një situatë të vështirë, kjo nuk është ngjarje, në këtë proces edhe mazhoranca ka luajtur duke pasur parasysh që opozita është në këtë derexhe. U duk se opozita, kjo opozitë legale ra në grackë. Ishte proces anormal. Procese të tilla administrohen në një mënyrë, liderët takohen dhe negociojnë,. Nuk i përket Ballës dhe njerëz të serës së dytë, e vendosin kryetarët e partive. Në këtë mes nuk është zgjedhur kështu ka reaguar fakti që opozita është në gjendje të keqe.
Nano tha se Berisha ka djegur redaksitë e lajmeve dhe ka sharë kryeprokuroren e vendin kështu që nuk ka shumë kredibilitet të flasë për raportin e kryeministrit me median.
Problemi i opozitës nga opozita qëndron në fakton se ky është një hap përpara çdo gjeje. Por Berisha ka djegur redaksitë, ai shante putanë prokuroren.
Nano tha se nuk e kuptoi zgjedhjen e Elezit për të kandiduar përballë Berishës, pasi ai po konkurronte me një person që PD e ka të veten.
Sovraniteti është mënyra sio po e shesin, s’ka të bëjë me sovranitetin. Është një parti që ka qenë e Berishës që nga 1997. Edhe po të ndërronte emrin në Sali Berisha do të bënte kuptim. Vota ka qenë plebishitare. Nuk e kam kuptuar nismën e Elezit për tu futur në garë. Të futesh në garë për kreu e partisë që është një e tjetri. Ishte lëvizje e pakuptimtë. Me siguri ka mbetur i zhgënjyer.
Përsa i përket mungesës së urimeve nga ndërkombëtarët, Nano tha se ato do të vijojnë të mungojnë. Gazetari tha se PD-në nuk e përçau vendimi i DASH për të shpallur non-grata Berishën por vendimi i ish-kryeministri dhe vendimi i Bashës.
Ndërkombëtarë kanë munguar do të mungojnë. Pompeo foli si Republikan amerikan. Nga ana tjetër kemi qëndrim evropian. Duhet të ishte një lajm për konservatorët e Evropës. Nuk uroi asnjë njeri. Nuk e di ça llogarish po bëjnë ata.
Nuk është e rastësishme kjo përçarje . Nuk ishte vendimi non grata që e synoi këtë gjë. Ishte vendimi që mori Berisha që e përçau, dhe vendimi i Bashës që e përçanë partinë, jo vendimi i DASH.
Nuk e përçau. Ishte vendimi që mori Berisha dhe njerëzit që mirëpritën këtë vendim .



