
Ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi duke folur në MCN Live mbi përmbytjet që përfshinë së fundmi vendin, kryesisht zonën e Shkodrës, tha se kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri të shtetit.
Prençi tha se asnjë zyrtar shtetëror dhe asnjë prefekt nuk ka dalë të komunikojë me opinionin publik dhe banorët nuk janë paralajmëruar për rreziqet.
Po ashtu ai u shpreh se kemi të bëjmë me menaxhimin më të papërgjegjshëm të kaskadës në historinë e Shqipërisë, si dhe nuk janë pastruar kanalet kulluese.
Më ka bërë përshtypje që ndërkohë mediat kanë dhënë alarmin bazuar në paralajmërimin e hershëm të Institutit të Gjeoshkencës dhe instituteve private se fundjava do kishte reshje intensive dhe shtrëngata kryesisht në Veri të vendit...Nga e marta deri të dielën asnjë zyrtar shtetëror, asnjë prefekt, asnjë zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë dhe Infrastrukturës nuk kanë dalë në media të komunikojnë me opinionin publik. Unë flas për përgjegjshmëri profesionale. Pasi marrin këtë informacion si rregull, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Bujqësisë dhe Infrastrukturës duhet të ishin shfaqur në media dhe të kishin dhënë alarmin. Është papërgjegjshmëri e shtetit. Duhet të kishin paralajmëruar se do kishte rreziqe të daljes nga shtrati, probleme. Nuk kishte ndodhur kurrë që në shirat e vjeshtës shteti të shkarkonte 1300 metër kub në sekondë! Unë kam hapur letrat dhe në historinë e Shqipërisë, ky është menaxhimi më i papërgjegjshëm i kaskadës! Ne blejmë energji dhe nuk menaxhojmë ujërat në Shqipëri. Janë 18 familje vetëm në bashkinë e Durrësit dhe Shijakut me prezencë uji, ndërkohë që punonjësit që janë përgjegjës të emergjencave civile dalin edhe thonë që s’kanë asnjë problem”.
Prençi vë në dukje se për vitin 2022 nuk kemi asnjë investim në infrastrukturë kritike. Po ashtu Prençi tha se nuk janë pastruar kanalet kulluese. Ai vuri në dukje se kishte kohë që nuk përmbytej Xhamia e Plumbit.
Kam konstatuar me keqardhje që për vitin 2022 asnjë bashki s’ka investime në infrastrukturë kritike. Zero lekë. Do shikoni vetëm shtresa asfalti, vizime të bardha, reklama fasadash. Për shkak të ngrohjes globale dhe prishjesh së stinëve sjell të papritura në vërshime dhe përmbytje. Ligji 45 për mbrojtjen civile detyron qeverinë dhe bashkitë që 4 për qind e buxhetit të investohet për infrastrukturën kritike. Keni parë ndonjë kanal të nivelit të larta të pastruar, komplet me ferra dhe barishte. Shto mos vënien në punë të hidrovoreve. Janë ndezur dje në mëngjes. Agregatën duhet të punonin 48 orë përpara, derisa të shkonin te kapaciteti maksimal. Është përmbytur Xhamia e Plumbit, sa kohë ka që s’është përmbytur?! Nuk kanë pastruar asnjë kanal kullues. E dini kur përmbytet? Kur Kiri ka kapacitet maksimal dhe shkarkimet janë mbi 1300 metër kub në sekondë, dhe kur liqeni i Shkodrës është shumë i fryrë dhe fryrja e Bunës. Kjo është papërgjegjshmëria më e madhe që ka ndodhur. Deri dje kemi mësuar që në kaskadë kishte mungesë uji, ndërkohë që nuk është respektuar niveli për kaskadën. Ne e dimë që kapaciteti i liqenit të Vaut të Dejës dhe Komanit është i vogël. Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë që akoma s’kemi miratuar strategjinë e mbrojtjes civile të Republikës së Shqipërisë, ku do të burojnë detyrime për pushtetin qendror dhe vendor”.
Duke komentuar deklaratën e Haki Çakos për MCN, Prençi tha se kemi të bëjmë me mashtrim të opinionit publik, duke u shprehur se kreu i Emergjencave Civile bie ndesh me veten e vet.
Në vitin 2009-2010, dhe 2011 unë kam qenë në menaxhim. Përmbytja s’ka ndodhur pas një shiu 24 orë, por pas një shiu me intensitet të gjatë mbi dy javë. Është ndryshe të kesh dy javë shi si në 2011-ën, plus rënia e temperaturës dhe shkrirja e dëborës. Sot Fierzën e ke në kuotat më minimale, pikërisht për këtë shpreh habinë si është përmbytur Shkodra. Është papërgjegjshmëri e Komitetit të Plotave të KESH-it dhe Bordit të Kullimit që s’kanë pastruar kanalet dhe s’kanë vënë në punë hidrovoret. Shpreh keqardhjen që si ka mundësi që drejtues të lartë të shtetit vazhdojnë të mashtrojnë opinionin publik dhe vetveten. Z. Çako tha se intenstiteti i lartë bëri që basenet të kalojnë nivelin 2000 metra kub në sekondë dhe pastaj tha që nuk është shkarkuar në Vaun e Dejës...Një zyrtar që përplas mendimet e veta, tregon papërgjegjshmëri. Në Shkodër po e shohim që ka prezencë uji në disa familje, në disa stalla bagëtish. Çako s’duhet të shmanget nga realiteti. Strukturat Operacionale i ngre në alarme, vullnetarëve, komunitetin, që të bëjnë detyrën. Të garantoj që, nga dita e martë që është dhënë alarmi i IGJEUM, të më gjejë Çako një kronikë ku t’u jenë drejtuar opinionit publik, pushtetit vendor, dhe kryetarëve të bashkisë, merrni masat për zvogëlimin e riskut. Si ka mundësi që asnjëri s’është dukur në Shkodër, vetëm dje?! Forcat Operacionale duhet të jenë në llogore, s’kanë punë Forcat RENEA, të shkojë ushtria. Pse nuk ishin të shtunën në darkë?! E dini që s’është mbytur asnjë person në 2009-2010-2011, sepse ishin 5 mijë Forca Operacionale në terren. Niveli i njohjes së situatës është zero! Ai (Çako) është çuar nga gjumi sot dhe ka shkuar në Shkodër!”
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe prefektit të qarkut të Durrësit, Emiljan Jani, Prençi tha se mashtrimi është ngritur në sistem.
Z.Jani ose s’ka parë mediat...Të shkojë te zonja në Sukth, në Vadardhë...Zonja u intervistua me këmbë në ujë, me prezencë uji 20 cm. Si mund të themi që s’ka prezencë uji, e kanë ngritur mashtrimin në sistem. Ne do pranojmë deklaratën e z.Jani që i kanë dhënë urdhër shefat të gënjejë! Si mundet të ndodhë kjo punë?! Ka ndonjë që nuk mendon që prefekti s’gënjen?! E fshehura e të vërtetës tregon papërgjegjshmëri dhe nivelin më të ulët të karakterit të drejtuesit të një institucioni. Problemi është pse prefekti u zgjua sot, pse drejtori i emergjencave u zgjua sot, pse ministri u zgjua dje?! Pse nuk futën 3-4 skavatorë që pastronin?! Kjo është papërgjegjshmëria e institucioneve, ne s’do t’i bëjmë fajtorë nëse reshjet do vazhdojnë 3 javë, një muaj. Kryeministri këto t’ua shesë patronazhistëve, jo opinionit publik. Gjithë problemi i kryeministrit dhe atyre që ka mësuar kryeministri të gënjejnë, dua t’i vë në dijeni që 4 lumenj kanë ndikuar në kaskadë. 4 mijë kub ujë s’janë derdhur në segmentin e Komanit dhe Vaut të Dejës. Fierza jo vetëm që s’ka shkarkime, por edhe punën se ka në nivele maksimaliste.



