Gazetari Mariglen Kume përkrah deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se Shqipëria ka pësuar rënie me 14 pikë sa i takon integritetit të prokurimeve publike.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se pothuajse 50% të tenderave që zhvillohen në Shqipëri jepen pa garë, ose 1 në 2 tendera jepen pa garë.
Rama tha se Shqipëria prokuron në vit 10% të GDP, gjë që sipas Berishës, Kryeministri ka gënjyer, se ka përfshirë të gjithë tenderat, por shumica e tyre nuk realizohen. Ka pasur një diskutim sa i përket kësaj çështje, se ka qenë pothuajse kryefjalë e dy viteve të fundit që kur SPAK ka patur goditjet kryesore, si te AKSHI, apo te ish-zëvendëskryeministrja që kanë qenë dosjet më të nxehta, që kanë të bëjnë dhe me prokurimet publike.
Çështja e prokurimeve, nëse i referohemi statistikave të marra nga raporti i Sigmës, ne kemi pothuajse 50% të tenderave që zhvillohen në Shqipëri jepen pa garë, 1 në 2 tendera jepen pa garë. Ndërsa te 50% e tyre, 14% zhvillohet me procedurë sekrete për të paracaktuar fituesit e tenderave dhe për të fryrë shifrat që shkohet në ato tendera. Të gjitha tenderat bëhen me paratë e taksapaguesve.
Në këtë bazë të dhënash, pothuajse shkojmë në 60-70% të tenderave me paracaktim. Ligjet e posaçme janë po ashtu një pikë e kuqe e vendosur nga BE për ne, si për investimet strategjike, portet strategjike, apo te Ministria e Mbrojtjes ku shteti bëhet bashkaksionere, për të ofruar një shërbim të caktuar. Këtu ne kemi eliminim të garës. Në Shqipëri janë përjashtuar shumë kompani të huaja nga gara e tenderave.
Ndërsa avokati Gylsen Zhllima deklaroi se prokurimi publik bëhet që shteti të japë përmes garës mundësi që operatorët të konkurrojnë dhe të japin oferta dhe të fitojë oferta më e ulët.
Sipas tij, ne kemi projekte të Bashkimit Europian që janë marrë në Shqipëri dhe është abuzuar.
Sot kemi një ministre Diella e cila nuk është ministre se nuk është individ, jemi në një situatë marketingu që Partia Socialiste dhe zoti Rama bën vazhdimisht me keqqeverisjen e vendit, duke keqpërdorur institucionet shtetërore.
Partia Demokratike me të drejtë akuzon zotin Rama se situata nuk është e mirë, por ne duhet të kemi parasysh se të gjitha prokurimet bëhen për të gjitha institucionet apo disa nuk e bëjnë se nuk kanë fond publik. Ka disa institucione që kanë nevojë por nuk marrin fondin e duhur pasi buxheti i shtetit nuk mjafton për të gjithë.
Partia Socialiste del e bën viktimën te rasti i AKSHI-t. Serioziteti kuptohet nga momenti kur ti ke shpallur njoftimin. Shqetësimet për tenderat duhet të shfaqen në mënyrë konkrete. Ne kemi projekte të Bashkimit Europian që janë marrë në Shqipëri dhe është abuzuar.
Ti duhet të zbulosh të vërtetën se kush ka abuzuar. Vetë SPAK a ka kërkuar informacion? Prokuroria e Posaçme duhet ta kishte bërë me kohë.



