
Komuniteti i diasporës ndihmë familjeve shqiptare në nevojë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim online me anëtarët e bordit të Fondacionit “Global Albanians”.
Në takimin e ambasadores amerikane Kim me anëtarët e bordit të Fondacionit “Global Albanians” u bisedua mbi mënyrat me të cilat komuniteti i diasporës mund të ndihmojë në forcimin e organizatave jofitimprurëse.
Gjithashtu u theksua roli që mund të luajë komuniteti i diasporës në nxitjen e bizneseve për të ndërtuar programet e tyre të përgjegjësisë sociale.
Ambasadorja Kim përgëzoi fondacionin për punën e tij filantropike në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë.



