Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin me artileri në veri të Izraelit këtë mëngjes.
Kështu shkruan Ynet News.
Dhjetë raketa hynë në veri të Izraelit nga Libani këtë mëngjes.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Zyrtarët e administratës dhe inteligjencës amerikane mendojnë se Izraeli po planifikon një operacion ushtarak tokësor në Liban, i cili mund të nisë në muajt e ardhshëm nëse përpjekjet diplomatike dështojnë për të larguar Hezbollahun nga kufiri verior i Izraelit. Kështu raporton CNN.



