Ndonëse 21 mijë qytetarë kanë firmosur propozimin për caktimin në Shqipëri të minimumit jetik, kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për nisjen e shqyrtimit të këtij projektligji.
Arlind Qorri nga Lëvizja ‘Bashkë’ thotë se politika nuk ka vullnet për ta miratuar nismën, ndërsa eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, thotë se qeveria nuk ka para mjaftueshëm.



