Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka shumë pikëpyetje për debatin e fundit të hapur nga Autoriteti i Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke shtuar se ky veprim duket si goditje nën brez për figurën e ish-presidentit. Duke vijuar shpjegimin e tij, Kalemaj tha se deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Berisha janë për bashkëpunëtorin e tij politik pasi tashmë dihet që ata dy janë bashkë.
Natyrisht është e çuditshme për mediat dhe opinionin publik si ka mundësi që Meta që ka qenë kryeministër dhe president, si askush tjetër, duke provuar çdo pozicion dhe ka kaluar në filtra dhe verifikime del që ka qenë bashkëpunëtor në vitet 1988 ku bëhet fjalë për spiunimin e shokut të vet.
Është i rëndësishëm momenti i përzgjedhur. Për këdo që nuk është pjesë e mazhorancë socialiste pikëpyetjet janë aty edhe për vete faktin që Meta u vetë shpall një kryetar i një partie të re, apo duke lënë të kuptojë se mund të jetë kandidat për kryebashkiak. Duke parë background-inmund të supozohet që mund të jetë sulm politik, ai është cilësuar me epitete të ndryshme, ka pasur dhe akuza për korrupsion, si ajo e Priftit , por kaloi si akuzë politikë. Kësaj radhe akuza vjen nga një institucion si i dosjeve që presupuozohet që të ketë kryer kontrolle të background-it të personave të rëndësishëm. Sipa asaj që thuhet në media që më 25 korrik paska ardhur një e-mail nga përtej oqeanit, dhe në këtë email identifikohet I.M dhe kjo gjë bëhet me dije të martën, pasi ai njoftoi dhe rithemelimin e partisë. Ka pikëpyetje për këte veprin duket si goditje nën brez për figurën e Metës.
Në këtë sens, mazhoranca ka pasur synim të diskreditojë Metën dhe t'i japë goditje opozitës.
Deklaratat e Berishës, janë për bashkëpunëtorin e tij politik, presupozohet që partia e re e Metës dhe e Berishës do të jenë bashkë në koalicion, do të jetë bashkë në një front të përbashkët opozitar.
Dihet që këta të dy janë bashkë dhe ka një histori mbrapa bashkë.
Është e rëndësishme të theksojmë, çdo gjë është përdorur politikisht dhe është e vështirë të vërtetohet akuzat. Po të marrim çështjen e dosjeve, është abuzuar, dhe flasim 30 vjet më vonë për hapje dosjesh. Që ne qeverinë e Meksit ka qenë ligji për Lustracionin.
Edhe drejtues medias duhet të kalonin në të njëjtin filtër, edhe drejtues të botës universitare ashtu si kanë kaluar në Gjermaninë lindore, Rumani.
Tek ne janë përdorur dosjet në mënyrë selektive për të goditur kundërshtarët politik.
Kalemaj më tej u shpreh se pritej që Meta të rithemelonte partinë dhe se gjithçka që ndodhi këto ditë ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.
Ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pritej që ai pritej të ri themelonte partinë. Nuk është e ndershme që gjithçka, përfshirë edhe djegien e mandateve ia faturoi Kryemadhit, këto janë ushqim për militantët. Meta mund të ketë qenë arkitek i këtyre lëvizjeve. Ai e ka kontrolluar LSI më tepër se ç’ spekulohet me drejtimin e Berishës në PD.
Forcë e re politikë u krijua brenda një dite, riemëroi funksionarët e vjetër, ngelet për tu parë se çfarë efekti do të ketë në elektorat.
Përsa i përket aksioni opozitar, Kalemaj tha se ka një handikap për Metën për të qenë kryetar i opozitës se ky handikap qëndron se PD dhe Partia e Lirisë janë dy formacione të ndryshme.
Ka një handikap për Metën për të qenë kryetar i opozitës, handikapi qëndron se janë dy formcaione të ndryshme.
Berisha nuk para lëshon pe kollaj, apo të tërhiqet një hap pas, nënkuptohet se do të jetë një bashkëjetesëë e lehtë. Pasi dhe militantët nuk kanë të njëjtin kimi.
Kalemaj tha në fund se problemi i qytetarëve është që presin ndryshimin nga mekanizmat e drejtësisë.



