GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK ankimon vendimin (VIDEO)

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK ankimon vendimin (VIDEO)

SPAK ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që e urdhëronte që të hetonte ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. 

Drupal Ad

Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall. 

Po ashtu në arsyetimin e prokurorit Olsi Dado thuhet se gjykata nuk ka gjetur asnjë shkak, veçanërisht nga ato që ankuesi shtetasi Fredi Beleri parashtron, për të konkluduar se hetimet paraprake nuk ishin të plota, duke urdhëruar për pasojë plotësimin e tyre.

Prokuroria e Posaçme shprehet se vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe në prova i cënueshëm dhe si i tillë duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

GJKKO urdhëroi SPAK-un më 28 shkurt të hetojë Artan Gaçin për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave”, “pastrim parash” kryer në bashkëpunim dhe Xhaçkën për “shpërdorim detyre”.

Vendimi i gjykatës erdhi pas ankimit të bërë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri. Tanimë do të jetë Gjykata e Apelit me gjyqtare Ilirjana Olldashin që do të shqyrtojë këtë të premte çështjen.

Ankimimi 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy