Dënohen nëna dhe babai, detajet e abuzimit monstruoz me të bijën për 15 vjet

Dënohen nëna dhe babai, detajet e abuzimit monstruoz me të bijën për 15 vjet

Një çifti autralianësh u dënuan nga gjykata për abuzimin çnjerëzor me vajzën e tyre. Babai dhe nëna do të kalojnë shumë vite në burg për abuzimin seksual, torturat dhe burgosjen e vajzës së tyre për më shumë se 15 vjet.

Gjatë procesit në Gjykatën e Sidneit doli se babai e kishte përdhunuar për herë të parë kur ishte vetëm 5 vjeç, e kishte mbajtur të lidhur dhe e kishte kërcënuar se do ta priste me sharrë.

Familja jetonte në pronën e tyre në Nju Sauth Uells.

Detajet e dala në sallën e gjyqit ishin drithëruese. Babai ia kishte zhytur kokën në ujin e përroit, e kishte lidhur me tela me gjemba dhe e kishte detyruar të hante speca djegës.

Gjykatësja Sarah Huggett e quajti këtë rast “një krim monstruoz”.

Babai 59-vjeçar është dënuar me 48 vjet burg, 36 prej të cilave pa të drejtë apelimi.

Ndërsa nëna 51-vjeçare  u dënua me 16 vjet burg, 11 prej të cilave pa të drejtë apeli.

Dy prindërit i kanë mohuar akuzat, të cilat u ngritën për herë të parë në vitin 2011, pasi vajza e tyre, paciente në një spital psikiatrik, foli për tmerrin që kishte kaluar. Ata u arrestuan në vitin 2013.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy