Fiskalizimi/ Treska: Bizneset e vogla probleme me aksesimin e programit, vetëm çereku është në sistem

Fiskalizimi/ Treska: Bizneset e vogla probleme me aksesimin e programit, vetëm çereku është në sistem

Për eksperten e kontabilizmit, Etleva Treska, futja e fiskalizimit te bizneset e vogla nuk ka sjellë risi, dhe se ai është përcjelle me probleme me aksesimin e programit nga përdoruesit në këto biznese.

Treska, tha në “MCN economy”, se teksa ekonomia në vend vijon të jetë e brishtë dhe realizohen disa politika fiskale pa ndonjë rezultat, duhej të ishte bërë fillimisht një projekt politik për tu testuar biznesi i madh.

Procesi i fiskalizimit në biznesin e vogël nuk besoj se ka sjellë diçka të re, për të mos thënë se vijën te zyra në momentin që i ka mbaruar certifikata e fiskalizimit që do na duhej edhe 15 ditë të tjera për ti thënë që janë 15 ditë që ato nuk mund të punojnë, janë ca blloqe, problem se kur të merret kasa prape nga e para pas certifikatës, kodet që nuk e kuptojnë që janë kode që printohen dhe duhet t’ia japësh kompanisë.

Pra, janë shumë probleme që biznes nuk hap vetëm një që është i përparuar, bizneset e vogla hapen për të mbijetuar.

Kështu që në këtë moment bota jashtë përdor një taksë dhe në bazë të taksës paguhet dhe sigurimi dhe e mbyll pjesën e biznesit të vogël, kurse ne në përgjithësi këtu ekonomia jonë është e brishtë dhe në momentin që ne po bëjmë disa politika fiskale me radhë dhe nuk po arrijmë në rezultat pozitiv, do të thotë që për mua duhej të ishte bërë një projekt politikë, tu shikonte me pjesën e biznesit të madh, se sa i përket biznesit të vogël kanë pasur një kasë, kanë po atë kasë, thjesht blenë kasë të re, me atë çipin që kanë brenda për pjesën e fiskalizimit dhe ato për aq sa kanë mundësi të dinë nga teknologjia vazhdojnë dhe e shtypin me po të njëjtën mënyre dhe nuk kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Thjesht paguajnë më tepër, paguajnë certifikatën elektronike dhe komisionin e kanë të konsiderueshëm nëpër banka ashtu dhe mirëmbajtjen.

Sipas kontabilistes Treska, të futurit 100% në fiskalizmim nuk zgjidhe probleme, sepse bëhet fjalë për pjesëmarrje të vetëm çerekut të biznesit të vogël të instaluar në sistem.

Ka biznese që nuk janë aktive, dalin në sistem por nuk janë.

Të futurit 100% në fiskalizim, nuk do të thotë se ne i kemi rregulluar këto probleme sepse vetëm çereku i bizneseve janë në sistem, janë më nipte, dhe pjesa tjetër e ke jashtë funksionimit duke injoruar në mënyrë të dhimbshme këtë sistem.

Pra është një sfidë që këta i kanë hapur një shteti tatimor dhe mua më vjen keq sepse bizneset që janë pa nipt dhe funksionojnë frikshëm, në një moment ne po merremi vetëm me çerekun e bizneseve që janë në sistem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy