
Kryetari i këshillit të agrobiznesit, Agim Rrapaj, duke folur në MCN Live tha se është mirëpritur platforma Portali i Fermerit, duke theksuar se ajo ka anë pozitive, por duhet të mirëmbahet.
Rrapaj tha se fermerët janë të përgatitur për ta përdorur pasi janë trajnuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Megjithatë ai vë në dukje se njerëz në moshë kanë nevojë për asistencë.
A jemi të përgatitur për këtë platformë apo jo? Në këtë rast jemi më të përgatitur, sepse Universiteti Bujqësor ka marrë një fond të veçantë për trajnimin e fermerëve, që e ka marrë pikërisht për këtë punë. Një nga objektivat që do ketë Universiteti Bujqësor është trajnimi i fermerëve në terren për këtë platformë. Fermerët po familjarizohen me dixhitalizimin. Ministria e Financave ka mbështetur një tjetër platformë ABA online që është aksesuar nga 14 mijë fermerë. Shumë kohë më pare fermerët mbillnin çfarë mbillte tjetri. Kjo platformë i bëhet barrierë. Fermeri ka mundësi të shohë në thellësi panoramën përpara. Mosha e kaluar e ka këtë problem. Kemi shumë njerëz të moshës së kaluar, që ka nevojë për mbështetje, trajnim, asistencë. Ne e kemi mirëpritur këtë platformë. Platforma ka një kosto. Ne kemi një përvojë negative me përllogaritjen e kostove të platformave. Platforma ka anët pozitive, por nëse nuk mirëmbahet dhe nëse nuk plotësohet me të dhëna të sakta...Përmes platformës ABA Online po ndërtojmë një program për të shitur vajin e ullirit në Itali”.
Ky portal s’i shërben drejtpërdrejt statistikës. Mbetet një informacion që duhet përpunuar për të arritur në konkluzione statistikore. Ky portal është për fermerin dhe duke qenë për fermerit, do t’i dedikohet drejtpërdrejt fermerit dhe nevojave që ai ka. E rëndësishme është të eliminojmë disa nga vështirësitë që kemi pasur, që kanë të bëjnë me shumë gjëra të reja. Shumë nga ligjet dhe udhëzimet ndryshojnë shumë shpejt, dhe fermerët është mirë të informohen. Nëse do kemi mundësinë t’i nxisim fermerët, t’i trajnojmë ta përdorin këtë platformë, do jetë gjë shumë e mirë”.
Rrapaj tha se platforma jep informacion për të arritur një akord të logjikshëm mes grumbulluesve dhe fermerëve. Por ai theksoi se të dhënat duhet të hidhen në kohë, pasi përndryshe fermerët do penalizohen.
Deri më sot ka humbur fermeri. Ky i jep një informacion për të arritur një akord të logjikshëm për të dy palët. Të dy palët duhet të fitojnë në këtë mes, edhe grumbulluesit edhe fermerët. E rëndësishme është a hidhen në kohë apo jo. Sepse mund të penalizohen nëse nuk hidhen në kohë. Nëse unë e lë çmimin 10 lekë sot dhe ka shkuar 15 në anën tjetër, atëherë të merr më qafë. Prandaj kjo platformë kërkon mirëmbajtje dhe transparencë. Ne nuk kemi një komunikim mes sektorëve. Në të 9 sektorët kryesorë, në këtë platformë do hedhin informacionet e tyre. Shoqatat do kenë një këndvështrim më të madh lidhur me situatën në terren. Opinionet tashmë s’do krijohen më në bazë të thashethemeve, por në bazë të një platforme që ka seriozitet. Sepse nëse nuk do t’i shërbejë fermerit, do jetë e detyruar të vdesë. Sa më shumë të dhëna të hidhen aq më mirë është.



