Kryeministri Edi Rama postoi ditën e sotme në faqen zyrtare të tij, seancën tradicionale të dhurimit të gjakut në Kryeministri.
Mes komenteve të shumta Rama ka zgjedhur t’i kthejë përgjigjje njërit prej tyre.
Një qytetar e pyet nëse dëmshpërblimi prej 11.6 milionë lekëve vjehrrit të Bashës, për prishjen e Kompleksit “Jon” ka qenë pjesë e paktit me Bashën më 18 maj.
Rama i ka kthyer një përgjigjje ironike duke mohuar çdo gjë që mund të jetë thene deri më tani nga mediat.
Ndërkohë që çështja e dëmshpërblimit për prishjen e Kompleksit ka shkuar në Strasburg, pasi pronarët dhe investitorët nuk janë të kënaqur me shifrën e ofruar nga shteti shqiptar.



