
Sot shënohen 24 vjet nga masakra e Reçakut, ku forcat paramilitare serbe kryen një nga sulmet më të rënda në Kosovë në të cilën vranë 45 qytetarë.
Mirlinda Tishuku Sadiku, deputete e LVV deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nuk është vendosur drejtësi as për këtë masakër dhe për asnjë ngjarje tjetër të rëndë të ndodhur në Kosovë.
Sadiku tha se qeveria Kurti ka përgatitur projektligjin për krijimin e një instituti ku adresohen krimet e ndodhura në Kosovë si dhe ka akorduar një fond prej 70 mijë eurosh për botimin e një libri me kujtime dhe dëshmi nga William Walker.
Më tej, deputetja tha se qeveria ka në program padinë që do i bëhet shtetit serb për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Edhe Kurti tha që për këto 45 civilë të vrarë asnjëherë nuk është vënë drejtësia. Në bazë të dëshmive të dhëna në tribunalin e Hagës, prokuroria ka dhënë urdhër arreste për 18 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë, por asnjë nga ata nuk është arrestuar për krimin që është bërë. Serbia asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi, jo vetëm për këtë masakër po asnjë tjetër. Nuk është vënë drejtësi as për masakrën e Qyshkut , Lebenikut.
Sa i përket qeverisë Kurti në agjendën tonë patën projektligjin për themelimin e institutit për adresimin e krimeve të luftës dhe është në procedura të Kuvendit. Një çështje tjetër është se në mbledhjen e fundit Kurti ka ndarë 70 mijë euro për të botuar librin me dëshmi nga William Walker që ka dëshmuar dhe me prononcime dhe i dha kahje plotësisht tjetër në lidhje me luftën në Kosovë. Shpresoj që ai do të ketë shëndetin dhe do të bëhet promovimi i librin që dëshmon një masakër të tillë.
Unë si deputete kam qenë e shokuar kur kemi diskutuar për themelimin e insitutit kur partitë tona opozitare thonin që nuk kemi mjaftueshëm dokumente për spastrimin etnik të kryer. Ky institut ka ekzistuar vetëm në kuadër të ministrisë së drejtësisë. Është kthyer në projektligj dhe do dokumentojë krimet e kryera në territorin e Kosovës.
Kurti aty ku i jepet mundësia e adreson si çështje, në programin tonë e kemi dhe padinë që do i bëhet shtetit serb për gjenocidin e kryer në Kosovë.



