Pamjet që gjeni në videon më poshtë tregojnë momentin ku një i ri në Korçë ndiqet nga katër djem në një lavazh makinash, të cilët nisin ta godasin njëri pas tjetrit me shkop bejsbolli duke e lënë të shtrirë në tokë.
Policia e Korçës njofton se mesditën e sotme, në lagjen nr.16 në ambientin e një lavazhi, shtetasit Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari, dhe Erjon Guri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Ramadan Hasani, 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit Spartak Selima, Ramadan Hasani, dhe vëllait të këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.



