Trafik i rënduar, Nju Jorku qyteti i parë amerikan që iu vendos një tarifë shoferëve

Trafik i rënduar, Nju Jorku qyteti i parë amerikan që iu vendos një tarifë shoferëve

Nju Jorku është qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka filluar t’u vendosë shoferëve një tarifë për hyrjen në pjesë të mbipopulluara të qytetit, shkruan Financial Times.

Taksat në pjesën jugore të Manhatanit gjatë orëve të pikut të trafikut nga ora 05.00 deri në 21.00 gjatë ditëve të javës dhe nga 09.00 deri në 21.00 në fundjavë do të jenë nga 9 dollarë në ditë për një makinë pasagjerësh, nga 14.4 dollarë për kamion të vogël dhe 21.6 dollarë për mjetet më të mëdha të transportit.

Drupal Ad

Departamenti i Transportit i Nju Jorkut pret që vendosja e tarifës të zvogëlojë numrin e makinave që hyjnë në Manhatanin jugor me rreth 10%, si dhe do të mbledhë 15 miliardë dollarë për zhvillimin e transportit publik.

Zyrtarët e qytetit kishin planifikuar të vendosnin një tarifë mbingarkese në Manhattan që në verën e vitit 2024, por u përballën me rezistencë, ku shteti i Nju Xhersit, u përpoq të bllokonte vendimin e Nju Jorkut në gjykatë, duke kërkuar dëmshpërblim nga përkeqësimi i mundshëm i transportit dhe situata mjedisore me anën e saj të lumit Hudson.

Platforma e monitorimit të trafikut Inrix e njohu Nju Jorkun si qytetin më të mbipopulluar në botë në vitin 2023.

Inrix vlerëson se shoferët shpenzojnë mesatarisht 101 orë çdo vit të ngecur në bllokimet e trafikut të qytetit të Nju Jorkut, duke i kushtuar ekonomisë lokale 9.1 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy