Lavrov hedh poshtë se në Siri kishte sulme kimike dhe vë në dyshim ndërhyrjen e fuqive perëndimore

Lavrov hedh poshtë se në Siri kishte sulme kimike dhe vë në dyshim ndërhyrjen e fuqive perëndimore

Rusia ka mohuar ndërhyrjet në provat në vendin ku u krye sulmi i dyshuar kimik që çoi në ndërhyrjen ushtarake të fuqive perëndimore në Siri.

Në një intervistë për Hardtalk të BBC, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nuk ka ndodhur një sulm kimik në Siri, ndërkohë që vuri në dyshim përse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryen sulme ajrore mbi Siri, pikërisht në ditën kur inspektorët ndërkombëtarë duhet të mbërrinin atje për të nisur hetimin zyrtar mbi sulmin e dyshuar kimik në Douma.

Ngjarja nuk ndodhi, tha shefi i diplomacisë ruse. "Ajo që ndodhi ishte diçka e organizuar".

Lavrov gjithashtu pyeti se pse SHBA dhe aleatët e saj kishin kryer sulme ajrore një ditë para se inspektorët ndërkombëtarë të vinin në këtë vend.

Në sulmet ajrore, ai përsëriti pohimin rus se dy të tretat e më shumë se 100 raketave që u hodhën në Siri të shtunën, nuk arritën të arrijnë objektivat e tyre.

Lavrov tha se "kanali i dekonstruktimit" për të parandaluar një përplasje mes forcave amerikane dhe atyre ruse, kishte bërë punën e saj dhe një konfrontim nuk kishte qenë i afërt.

Por ai shtoi se Rusia dhe Perëndimi po përballeshin me një situatë më të keqe sesa gjatë Luftës së Ftohtë për shkak të mungesës së kanaleve të komunikimit ndërmjet dy palëve.

Lidhur me këtë ndërhyrje ushtarake ka folur edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Në një intervistë të gjatë televizive, ai rrëfeu se e kishte bindur presidentin amerikan Donald Trump të mos tërhiqte trupat ushtarake nga Siria, por t’i angazhonte ata për një periudhë afatgjatë.

Macron pohoi se ai kishte ndikuar që presidenti Trump të kryente një numër të limituar goditjesh, në aksionin e përbashkët ushtarak mes SHBA-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dy udhëheqësit kanë zhvilluar disa biseda telefonike përpara sulmit të koordinuar të ditës së shtunë.

Por më herët gjatë këtij muaji, presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin shumë shpejt nga Siria.

Pas komenteve të presidentit francez, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders deklaroi se misioni amerikan në vendin e përçarë nga lufta nuk ka ndryshuar.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai do që forcat amerikane të kthehen sa më shpejt në shtëpi. Por ne jemi të vendosur ta shkatërrojmë tërësisht grupin e Shtetit Islamik dhe të parandalojmë rikthimin e tyre,” u shpreh Sanders.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy