Totozani: Mungon bashkëpunimi me ministritë

Totozani: Mungon bashkëpunimi me ministritë

Në një intervistë për TemA TV Avokati i Popullit, Igli Totozani flet për një situatë shumë të rëndë lidhur me fëmijët e rrugës. Ata nuk i përkasin vetëm komunitetit rom por edhe familjeve që kanë ardhur në Tiranë nga zona të thella të veriut.  Avokati i Popullit shpreh rezerva mbi punën e institucioneve përkatëse për përmirësimin e situatës, duke sqaruar se deri tani ka vetëm deklarata por pak, shumë pak, punë.  “Ka mungesë të theksuar bashkëpunimi me institucionet pasi pa bashkëpunimin e tyre bëhet e pamudnur beteja jonë për të drejtat e njeriut” – deklaroi për TemA TV Totozani.

 

Ka shumë pak ministra që i përgjigjen shqetësimeve të Avokatit të Popullit, duke veçuar Ministrja e Turzimit dhe Teritorit, Eglantina Gjermeni, atë të drejtësisë Manjani por edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, Aadriatik llalla. Avokati i popullit ka rezerva direkte për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale pasi nga ana e këtij institucioni mungon bashkëpunimi. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy